Kryeministri Edi Rama ndau një video ku efektivët e policisë rrugore në Krujë japin ujë të ftohtë falas për qytetarët dhe turistët. “Mirënjohje për punonjësit e Qarkullimit Rrugor Krujë dhe të Patrullës së Përgjithshme për kujdesin që kanë treguar duke ofruar shishe uji të ftohtë qytetarëve dhe turistëve”, shkroi ai.