Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe pranimi i aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës konfirmojnë se vendi është në rrugën evropiane dhe se Kosova i përket Evropës. Në mbledhjen e rregullt të qeverisë, kurti tha se qytetarët e Kosovës nga 1 janarido të mund të udhëtojnë në 32 vende të tjera përfshirë edhe Bullgarinë, Rumaninë dhe Qipron që nuk janë pjesë e zonës Shengen.