Një carje masive që po thellohet mes për mes afrikës mund ta ndajë kontinentin në dy pjesë dhe të krijojë një oqean të gjashtë në botë – paralajmërojnë shkencëtarët. Vendet përgjatë bregut juglindor, do bëheshin një ishull gjigand, duke krijuar një det plotësisht të ri nga atiopia në Mozambik. E ashtuquajtura carja afrikano lindore, është formuar 22 milionë vite më parë, por ka treguar aktivitet gjatë dekadave të fundit dhe carja është shfaqur edhe përgjatë shkretëtirave në etiopi në 2005-ën. Shkencëtarët thonë se ajo po thellohet me afro 3 centimetra cdo vit. Ky është rezultat i lëvizjes larg njëra tjetrës së dy pllakave tektonike, por mekanizmi i saktë nuk është plotësisht i kuptueshëm për momentin.