Fondacioni për Shoqëri të Hapur i ka informuar organizatat në Hungari, që varen nga mbështetja e tij financiare se vendimi i fundit i bordit të fondacionit u jep fund pothuajse të gjitha aktiviteteve në Bashkimin Europian. Lajmi është konfirmuar nga shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë. Përmes një emaili që u është nisur grupeve lokale, Fondacioni ka thënë se burimet e tij për Evropën do të jenë “jashtëzakonisht të kufizuara” përgjatë vitit të ardhshëm.