Qeveria mori në dorëzim progres raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ambasadori Luigi Soreca vendosi notë pozitive për ecurinë e Shqipërisë teksa u shpreh se së shpejti hapen kapitujt e parë të anëtarësimit. Soreca: “Objektivi ynë është që të hapim kapitujt thelbësorë nga fundi i këtij viti. Kemi hyrë në pikën kulmore të procesit të negociatave. Shqipëria do ketë mundësinë të tregojë një angazhim të qartë për përparimin e reformave.”