Ish drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato u paraqit në Gjykatën e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku ishte planifikuar të mbahej një seancë paraprake lidhur me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Seanca paraprake u shty për javën e ardhshme ku gjykata do të vendosë nëse çështja e Sonila Qatos dhe nëntë të pandehurve të tjerë, do të kalojë apo jo për gjykim.