Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për ndërprerjen e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja. Vendim që nuk u mor me shumicë të ciulësuar por që pati ndasi sa i takon kërkesës së bërë nga Presidenti Bajram Begaj për hapjen e garës për anëtarë të ri në këtë gjykatë. Vendimi tashmë i hap të drejtën Begajt që të shpallë të hapur garën dhe të emërojë pasuesen e Sonila Bejtjas në Kushtetetuese. Gjykata pas shqyrtimit të kërkesës arriti në përfundimin se data e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues në rastin konkret ishte data e deklarimit të mbarimit të mandatit të gjyqtarit që Bejtja ka zëvendësuar në detyrë.