82 % e qytetarëve shqiptarë ndihen të sigurt në zonat e tyre të banimit dhe 65 për qind e tyre i besojnë policisë së shtetit. Këto të dhëna u ndanë nga kryeministri Edi Rama dhe janë rezultat i anketës së 6-të kombëtare për matjen e punës së policisë, një studim i realizuar nga projekti suedez për policimin në komunitet për të 12-n vit radhazi.