Përdoruesit e Twitter votojnë kundër Elon Musk teksa kërkojnë që ai të dorëhiqet nga posti i tij si shef ekzekutiv i platformës. Miliarderi ka bërë një sondazh së fundmi teksa ka pyetur 122 milionë ndjekësit nëse ai duhet të tërhiqej dhe 57.5% prej tyre kanë votuar “po”. Ceo i cili ka blerë Twitterin për 44 miliardë dollarë ka thënë para mbylljes së sondazhit se do t`i përmbahet rezultatit. Gjithashtu Musk drejton edhe kompani të tjera si Tesla dhe Space X, por është përballur me shumë kritika që nga udhëheqja e tij.