Fitorja në bashkinë e Zonenbergut për ekstremin e djathtë gjerman të AfD-së ishte suksesi i parë madhor elektoral në 10 vite ekzistencë si parti, por jo i paparashikueshëm. Ata kanë përfaqësues në Bundestag, por edhe në parlamentet lokale të landeve gjermane. Por, asnjëherë nuk kanë mundur të qeverisin prej faktit se asnjë forcë politike tradicionale nuk i ka ftuar në koalicion.