Policia ka goditur një rast të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit. Në kuadër të hetimeve dhe vijimit të operacionit ‘Stolen line’, është sekuestruar 1 automjet tip “Audi”, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Sllovaki. Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen.