Në seancën plenare të kësaj të hëne u miratua projekt rezoluta për mbështetjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës dhe mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të sigurisë evropiane me 123 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë votë abstenim. Rezultati u njoftua nga kryeparlamentarje Lindita Nikolla, ndësa u duartrokit nga të gjithë të pranishmit në kuvend.