Sokol Mjacaj autori i vrasjes së Arben Lleshit dhe i plagosjes së Indrit Shaqjas ka pranuar të bashëpunojë me drejtësinë, për të zbardhur ngjarjen e rëndë të 15 dhjetor të vitit 2023, brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Ndonëse nuk pranoi të dëshmonte kur ndodhi ngjarja e rëndë, mesa duket hetuesit e kanë bindur Mjacajn për të dëshmuar. Sokol Mjacaj dyshohet se u pagua për të vrarë Arben Lleshin, ndonëse një gjë të tillë ai e mohoi. Lleshi u qëllua me plumb nga dritarja e qelisë nga Mjacaj, i cii kreu një vrasje të mirëorganizuar. Sokol Mjacaj, Indrit Shaqja dhe viktima Arben Lleshi ishin të tre të dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarje të rënda kriminale.