Shoqëria shtetërore e hidrokarbureve, Albpetrol, duhet të kishte rolin e një kontrollori për të gjetur dhe denoncuar abuzimet e koncesionarëve në fushën e nxjerr së naftës dhe gazit, por historikia ka treguar se zyrtarët e saj kanë qenë të lidhur ngushtë me vetë firmat private. Madje, disa ish-drejtorë janë bërë biznesmenë të mëdhenj, ndërkohë që vendburimet kalojnë nga njëra dorë në tjetrën për të zhdukur gjurmët e skemave të mashtrimit.