Në një intervistë për Top News, eksperti i ekonomisë Pano Soko u shpreh se qevria nuk investon tek emergjencat civile sepse aty nuk mund të kryhet lehtësisht korrupsion. I pyetur nga gazetarja Rovena Cerka se nëse vendi I ka mundësitë të kontrollojë zyrtarët e korruptuar Soko u shpreh se kjo është penguar nga çdo qeveri dhe se kjo përpjekje është sabotuar që në gjenezë.