Mbledhja urgjente e Komisionit të Jashtëm për prezantimin e marrëveshjes së pranimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes me ftesë të Presidentit amerikan, Donald Trump nuk u shoqërua me tensione dhe debate vetëm mes mazhorancës dhe opozitës, por edhe mes vetë socialistëve. Kreu i Komisionit, Igli Hasani pati një përplasje disi të tensionuar me kreun e grupit parlamentar, Taulant Balla në momentin kur ky i fundit po përplasjes me Agron Shehajn pak para votimit të marrëveshjes. Në përfundim të votimit, komisioni miratoi me të gjitha votat në parim kalimin e marrëveshjes, ndërsa PD kërkoi heqjen e emrit të Kryeministrit Edi Rama nga ligji i propozuar.