Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur përjashtimin për 10 ditë nga Kuvendi të 8 deputetëve demokratë, pas bllokimit të foltores dhe fryrjes së bilbilave për të bërë zhurmë. Kërkesa është bërë nga deputetët socialistë, pas seancës së të enjtes, e cila u zhvillua me debate të ashpra. Senaca u zhvillua me debate të forta, teksa demokratët akuzuan Sekretariatin për mbledhje në kundërshtim me ligjin, pasi sipas tyre janë shkelur afatet. Deputetja Ina Zhupa kërkoi fakte dhe prova për pretendimet e socialistëve, teksa nuk la pa akuzuar për qëndrim me dy standarde. Në seancë pati edhe ironi nga deputeti Ervin Salianji.