Socialistët po përgatiten për kongresin e 20 korrikut, që do të shërbejë edhe si pikënisje për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e vitit 2025. Në Shkodër, drejtuesja politike e qarkut, Elisa Spiropali së bashku me deputetët Edona Bilali dhe Agron Çela zhvilluan një takim me këshillin koordinues të partisë.