Dërgimi i mesazheve propagandistike në telefonat celularë të qytetarëve konsiderohet shkelje ligji nga komisioneri për të mbrojtjen e të dhënave personale. Komisioneri Besnik Dervishi dënon mesazhet e kandidatëve të subjekteve politike në zgjedhjet e 14 majit, e madje paralajmëron hetime për përdorimin e të dhënave personale.