Top News- Sllovenia godet Izraelin/ Vendi i parë evropian që i vendos embargo për armët
01/08/2025 09:40

Sllovenia ka shpallur një embargo të plotë ndaj Izraelit që përfshin ndalimin e eksporteve, importeve dhe tranzitit të armëve, sipas një njoftimi të qeverisë të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve STA. Vendimi u bë publik nga kryeministri Robert Golob pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, duke e bërë Slloveninë vendin e parë në Evropë që ndërmerr një hap të tillë. Ky veprim vjen vetëm dy javë pasi qeveria sllovene shpalli disa ministra izraelitë si persona non grata dhe pas njohjes zyrtare të shtetit palestinez në qershor të vitit të kaluar. Që prej asaj kohe, Lubjana ka bërë thirrje të përsëritura për një armëpushim në Gaza dhe për rritjen e ndihmave humanitare në zonë. Ndërkohë, Izraeli ka kritikuar qëndrimet e vendeve perëndimore si Franca, Britania dhe Kanadaja, të cilat kanë shprehur gatishmëri për të njohur një shtet palestinez, duke i quajtur këto nisma si shpërblim për Hamasin pas sulmit të 7 tetorit 2023. Në të njëjtën ditë, i dërguari amerikan Steve Witkoff zhvilloi një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të nxitur rifillimin e bisedimeve për armëpushim dhe për të adresuar krizën humanitare në Gaza.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23