Sllovakia, një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Europian që ende nuk e njohin Kosovën, deklaron se nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim…të paktën për momentin. Kryeministri sllovak, Robert Fico garantoi Beogradin se vendi i tij nuk do të njohë Kosovën përmes një interviste televizive të dhënë për mediat serbe.