Prokuroria Speciale e Kosovës ka realizuar një operacion të gjerë antidrogë të koduar “Qielli i Thyer”, i cili është finalizuar pas disa muajsh hetimesh intensive. Në këtë aksion të udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me autoritetet belge, holandeze dhe Europol-in, janë arrestuar 22 persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar, trafikim ndërkombëtar të narkotikëve dhe pastrim parash.