Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në kryeqytet, pasi akuzohen për të paktën 7 vjedhje. Policia organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar "Good start”, si rezultat u dokumentuan 7 vjedhje të ndryshme, dhe u arrestuan 3 shtetas, përkatësisht 30, 40 dhe 53 vjeç, që të tre banues në kryeqytet.