Njerëzit heqin rrobat e tyre të lehta dhe veshin kostume dhe doreza për ski. Jashtë kësaj qendre tregtare në Madrid, është përvëlim, por në Snoë-zone, klientët janë të lumtur të injorojnë nxehtësinë e verës. Një erë e akullt në holl dhe një ari polar në hyrje i zhytin këta vizitorë verorë në një botë tjetër në qendrën tregtare Xanadu 20 kilometra në jug të Madridit.