Një konflikt banal pas mesnate brenda një lokali në Manëz të Durrësit u përshakallëzua në përdorimin e armës, duke prodhuar dy viktima. Ngjarja u shënua rreth orës 01:45 pranë një karburanti në afërsi të qendrës së Manzës. Njëri prej viktimave së bashku me një person tjetër shkuan në një lokal dhe i kërkuan kamarierit t’i shërbente kafe.