Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka takuar homologen e tij, kryetaren e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo. Në nisje të vizitës së tij dy ditore në Paris, Veliaj tregoi se sheshi ‘Skënderbej’ në Paris është restauruar. Veliaj vlerësoi punën e bërë nga kryetarja e Bashkisë Hidalgo për mbarëvajtjen e Lojrave Olimpike, të cilat këtë vit do të zhvillohen në Paris.