Një pjesë e mirë e shoferëve që dërguan me autobusë serbët e Kosovës në tubimin e thirrur nga Aleksandër Vuçiç në Beograd ishin shqiptarë. Por, përveç lodhjes nga rruga e gjatë, ata janë përballur edhe me ofendimet e provokimet e serbëve. Në videon e siguruar nga KosovaPress serbët që mbështesin presidentin e Serbisë, dëgjohen teksa provokojnë me fjalët “Kosova është Serbi". Ata u thonë gjithashtu shoferëve se nuk janë nga Kosova, por nga Serbia, sepse Kosova, sipas tyre është Serbi.