Skënder Hita është emëruar drejtori I ri I Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, duke pasuar Ilir Prodën, I cili u shkarkuar pak javë më parë pas protestës së PD, ku mbështetësit e opozitës dogjën të ish-vilën e diktatorit Enver Hoxha. Njoftimi është bërë nga ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari, përmes një postimi në FaceBook. Ministri shkruan se vendimi për zgjedhjës e Skënder Hitës, u bazua meritë, profesionalizëm dhe integritet. Llamallari njoftou se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua edhe vendimi për dhënien e gradës Drejtues Madhor ndaj Skënde Hitës. ‘Skënder Hita ka rezultuar ndër kandidatët më të vlerësuar nga një proces konkurrues, duke dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve’, shkruan ministri më tej në postim. Lamallari thotë se është I bindur se nën nën drejtimin e Hitës, Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë performancën, të rrisë besimin e qytetarëve dhe të përmbushë me misionin e saj në shërbim të sigurisë dhe shtetit të së drejtës. Në 5 vitet e fundit, Hita ka qenë drejtues në qarqet më të vështira në vend, Shkodër, Durrës, Dibër dhe së fundmi në Fier.