Pedagogët që shmangim tatimet apo deklarojnë pagë më të ulët sesa realisht marrin në universitetet private, do të jenë në shënjestrën e inspektorëve të tatimeve. Sikurse paralajmëroi kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë takimit me rektorët e universiteteve, Drejtorita e Tatimeve pritet të zbarkojë në terren për të kryer kontrollet e deklarimit të pagave.