Fillimviti intensiv i kryeministrit Edi Rama pas mbledhjes maratonë me kabinetin qeveritar, vijoi me një tjetër takim në vilën 30 në zonën e ish bllokut, me drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit. Rreth orës 13 të së premtes në dyert e vilës qeveritare mbërritën socialistët, qët kanë një peshë të madhe në zgjedhjet lokale të 14 majit, duke filluar nga Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Blendi Klosi e deri tek drejtuesja e Shkodrës, Elisa Spiropali.