Ndërhyrjet e Tiranës, apo Prishtinës zyrtare në skenën politike të Maqedonisë së Veriut duhet të jenë të kujdesshme, në të kundërt kërcënojnë që të shkatërrojnë të gjithë progresin e bërë deri më tani atje për të drejtat e shqiptarëve. Kështu deklaroi Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. I ftuar në emisionin Breaking me gazetarin Xhoi Malësia, kryediplomati i Maqedonisë së Veriut kritikoi ndërhyrjet aktive të Kryeministrit Albin Kurti.