Dy persona janë shpallur në kërkim nga Prokuroria e Tiranës si pjesë e një skeme mashtrimi me fatura fiktive, me një dëm deri në 1 milionë euro për buxhetin e shtetit. Në kërkim është shpallur shtetasi Loren Dobi, administrator i subjektit fiktiv ‘Al-Dor’ dhe i dyshuar si truri i skemës së mashtrimit me taksat dhe shtetasi me inicialet S.K., specialist në Administratën Tatimore në Drejtorinë e Borxhit.