Kryeministri Edi Rama gjatë podkastit flasim nënvizoi disa prej çështjeve më të rëndësishme të zhvillimeve dhe politikave kryesore që kanë karakterizuar punën e qeverisë, si zhvillimet në ekonomi, rritja e pagave dhe pensioneve, por dhe investimet e huaja. Rama tha se nga 1 janari I këtij viti ka nisur rritja reale e të ardhurave dhe mbrojtja e fuqisë blerëse. Ai u ndal tek pagat e bluzat e bardhave të cilat sipas tij do të rriten nga muaji qershor I këtij viti. nga qershori pagat do të rriten edhe në disa shërbime kritike. Mjekët e urgjencës do të trajtohen në të njëjtin nivel me të tjerët edhe për sa i përket rojeve, që janë një ngarkesë ekstra. Ndërkohë, shtesat konkrete do të arrijnë në 18 mijë lekë në muaj për mjekët dhe 12 mijë lekë për infermierët dhe teknikët, të shoqëruara me paga më të larta për turnet dhe një sistem rivlerësimi për përvojën. Kreu I qeverisë u ndal dhe tek skema e pensioneve Rama u ndal dhe tek skema e re e pensioneve. Ideja është shumë e thjeshtë: çdo punonjës që zgjedh të kontribuojë me një shumë të vogël nga paga e tij, për shembull 1 euro në muaj, do të ketë një kontribut të barabartë nga pala tjetër, shteti ose punëdhënësi në sektorin privat. Në këtë mënyrë, kontributi dyfishohet dhe, muaj pas muaji, krijohet një fond individual, i cili i shtohet pensionit që përfitohet normalisht nga kolona e parë, skema ekzistuese.