Koronavirusi ka hapur shtigje të reja të pastrimit të parave, duke krijuar skema e tipologji krimesh edhe në shitblerjen e produkteve mjekësore. Bazuar në analizat e njësive të inteligjencës financiare, rezulton se janë raportuar raste të shumta, edhe pse sporadike që lidhen me transaksione të dyshimta apo edhe mashtrime shit-blerjeje produktesh mjekësore apo përfitim ndihmash.