Prokuroria e Tiranës lëshoi të hënën 22 urdhër arreste për personat të cilët kishin ngritur një skemë të shitjeve online, por duke shmangur detyrimet tatimore e doganore. Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me aksionin ku janë arrestuar 16 administratorë subjektesh dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas dosjes hetimore, skema e tillë vijonte prej 2 vitesh ku bizneset online në fjalë kanë kryer evazion fiskal.