Një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara i kanë shërbyer Dan Hutrës dhe tre të paraburgosurve të tjerë të zhvillonin planin për arratisjen nga burgu i Fierit. Ky plan i Dan Hutrës, i cili vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në Tiranë, një ngjarje që tronditi kryeqytetin vitin e kaluar, nuk ka arritur të finalizohet, pasi është kapur në flagrancë nga policia. Nga pamjet e siguruara shihen hekurat e qelisë të prerë si dhe çarçafët e bërë në forma litari që do përdoreshin për arratisjen e tyre.