Top News – Skandali me sigurinë amerikane/ Burg për IT-në që publikoi informacione sekrete
14/04/2023 17:58

Gjykata e Bostonit ka caktuar masën “arrest me burg” për 21-vjeccarin Jack Teixera, i akuzuar për rrjedhje të dokumenteve konfidenciale të inteligjencës informative amerikane. Jack doli përpara trupës gjykuese me pranga dhe me uniformë burgu. Ai dyshohet të ketë lejuar rrjedhjen e qindra dokumenteve të klasifikuara në një server per lojera online. Teixeira u arrestua nga FBI në shtëpinë e tij në Massachusetts të enjten. Dokumentet që rrodhën në internet përmbajne informacione tepër sekrete, përfshirë qëndrime në lidhje me luftën në Ukrainë apo aleatët e SHBA-së, duke vënë në siklet Uashingtonin dhe duke ngritur pyetje të reja mbi sigurinë e informacionit të klasifikuar. 21-vjeccari akuzohet zyrtarisht për mbajtje dhe transmetim të paautorizuar të informacionit të mbrojtjes kombëtare, dhe mbajtje të paautorizuar të dokumenteve të klasifikuara. Prokurorët amerikanë kërkuan që zoti Teixeira të mbahet në paraburgim deri sa të merret vendimi në lidhje me akuzat ndaj tij, kërkesë kjo që u miratua nga Gjykata. Materialet u shfaqën fillimisht në një grup të vogël, e më pas u postuan në rrjetin në fjalë, ku dhe u pikasën nga zyrtarët e Pentagonit. Teixeira punonte si specialist i IT-së në Gardën Kombëtare të Massachusetts, në kohën kur ndodhi skandali.

Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52
Top News – Rrëzon dronët e Iranit në Gjirin Persik / Çfarë merr Ukraina në këmbim të ndihmës…?
11/04 09:35
Top News – ‘Shtet kancerogjen dhe mallkim i njerëzimit’. Ministri pakistanez sulmon Izraelin
11/04 09:32
Top News – Bllokohet porti i Antverpit / Nafta derdhet në det, ndotje dhe dëm ekonomik
11/04 09:32
Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00