Olsi Ibro, i shpallur në kërkim si një prej të akuzuarve kryesorë në dosjen e mashtrimit të mijëra qytetarëve me mikrokreditë ka vdekur këtë të shtunë. Policia njoftoi se 45-vjeçari dyshohet se është vetëvrarë duke u hedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim në zonën pas maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’.