Prokuroria Europiane ka dorëzuar në Parlamentin grek, një dosje lidhur me skandalin e fondeve të BE për bujqësinë dhe lidhjet e një rrjeti të organizuar mashtrimi, që ka goditur qeverinë e kryeministrit Qyriakos Mitsotakis. Prokuoria mësohet se ka kërkuar heqjen e imunitetit për 11 deputetë, ndërsa nën hetim janë edhe 5 ish-deputetë të cilët akuzohen se kanë pas lidhje direkte ose indirekte me skandalin e fondeve të BE për bujqësinë. Prokuroria ka përcjellë informacione për përfshirjen e mundshme të një ish-ministri dhe një ish-zëvendësministri të Zhvillimit Rural dhe Ushqimit në këtë skandal. Hetimi fokusohet në ngjarje të vitit 2021 dhe përfshin vepra penale si nxitje për shpërdorim besimi, mashtrim kompjuterik, vërtetim i rremë me qëllim përfitimin e paligjshëm.