Greqia akuzohet se ka lënë pa ndëshkuar dhe pa nxjerrë para ligjit përgjegjësit e tre tragjedive të mëdha të viteve të fundit me humbje jete njerëzish, apo edhe me lojëra spiunazhi. Politico sjell rastin e tragjedisë së përplasjes së trenave në Tempi, atë të mbytjes së një anijeje me 700 emigrantë në Egje dhe skandalin e përgjimeve.