Një skandal korrupsioni në zemer të Europës tronditi të premten Bashkimin Europian. Katër persona, përfshirë një ish-deputet të Parlamentit Evropian, u arrestuan pas hetimeve të policisë belge për dyshime për korrupsion brenda Parlamentit Evropian. Sipas gazetës belge Le Soir, autoritet nga Katari ishte përpjekur të korruptonte një eurodeputet socialist italian, i cili mbajti detyrën nga viti 2004 deri në vitin 2019.