Provimi i dytë i maturës shtetërore, ai i gjuhës dhe letërsisë shqipe, nuk i ka shpëtuar asaj që është kthyer në shqetimin e përvitshëm, publikimit të përmbajtjes së testit. Ndërsa në të gjitha shkollat e mesme po vijonte ende provimi, testi është publikuar në rrjetet sociale, duke shënuar kështu një skandal më vete. Në këtë mënyrë duke ditur paraprakisht përmbajen e testit, maturantët që kanë marrë më herët pyetjet nuk do të kenë mundësinë të provojnë njohuritë e tyre të vërteta për gjuhën dhe letërsinë. Lidhur me këtë çështje ka reaguar sekretari i Partisë Demokratike për arsimin, Ndriçim Mehmeti.