Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë vepruar menjëherë pas denoncimit të bërë mga Top Channel, ku në librin e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut Kosova quhej “Metohi” dhe se i përkiste territorit të Republikës së Serbisë. Lajmin për korrigjimin në librin e gjeografisë është bërë me dije nga analistja Nafie Selmani, e cila e ka cilësuar reagimin e autoriteteve maqedonase si fitore. Në një postim në rrjetin social Facebook, analistja shkruan se në faqen 15 të të njëjtit libër “vazhdon të mohohet ekzistenca e afro 62 mijë shqiptarëve që jetojnë atje, një shtrembërim i rëndë faktik dhe politik”.