Një mjet lundrues skaf është përfshirë nga flakët në afërsi të portit të Shëngjinit. Incidenti është regjistruar rreth ores 12 të drekës, ku skafi “Peshkaqeni i zi” i përkiste Flor Gegës, një të riu nga Mamurrasi. Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike në baterinë e mjetit lundrues, që mund të jetë shkaktuar dhe nga temperaturat e larta. Sapo ka vënë re rënien e zjarrit, Drejtuesi i mjetit lundrues është hedhur në det. Ajo çfarë ka mbetur nga skafi është rimorkiuar dhe nxjerrë në kalatë, ku vijojnë hetimet për përcaktimin e rrethanave të plota të incidentit.