Top News – Skafet kërcënojnë sigurinë e pushuesve, policia bllokon 11 mjete lundruese
25/06/2023 12:48

Monitorim intensiv i hapësirës detare, nga toka dhe deti, për të garantuar sigurinë e pushuesve. -Nga Dhërmiu në liqenin e Komanit, bllokohen 11 mjete lundruese (4 Jet Ski, 1 skaf, 1 gomone dhe 5 motovarka artizanale), pasi u konstatuan në paligjshmëri. Drejtuesit e këtyre mjeteve lundurese u ndëshkuan me masa administrative që varionin nga 10 000 deri në 200 000 lekë të rinj. -Në Durrës, kapiteni i një motopeshkarexhe libiane, u ndëshkua me masë administrative 300 000 lekë të rinj. Monitorimi intensiv i hapësirës detare dhe kontrolli i mjeteve lundurese, vijojnë. Shërbimet e Policisë Kufitare në të gjithë vendin, në zbatim të planit të masave për kontrollin e vazhdueshëm përgjatë vijës bregdetare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, kanë vijuar monitorimin e zonave ku lëvizin mjetet lundruese, për verifikimin e zbatimit të ligjit dhe rregullave të lundrimit, si dhe për verifikimin e dokumentacionit që nevojitet për drejtimin e tyre. Në Dhërmi, në Durrës dhe në Shëngjin shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar 3 mjete lundruese Jet Ski që lundronin në zonën e përcaktuar për pushuesit. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative nga 100 000 lekë të rinj secili. Në Palasë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar 1 tjetër mjet lundrues Jet Ski, pasi pronari i këtij mjeti, e ushtronte aktivitetin e dhënies me qira të mjeteve lundruese, pa u registruar në organet kompetente. Gjithashtu në Dhërmi, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndëshkuar me masë administrative 20 000 lekë të rinj pronarin e një mjeti lundures skaf, pasi nuk dispononte dokumentacionin përkatës për të dalë në det. Ndërkaq, në Radhimë, Vlorë, këto shërbime kanë ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë të rinj, pronarin një mjeti lundrues gomone, pasi ishte bregëzuar në zonë të ndaluar, pranë vijës bregdetare të plazhit. Shërbimet e Policisë Kufitare të Durrësit kanë ndëshkuar me masë administrative 300 000 lekë të rinj, kapitenin e një motopeshkarexhe libiane, pasi u largua nga porti, pa lajmëruar kapitenerinë detare.

Top Channel/ Arjon me showroom gjigant, oferta deri në 70% ulje
27/03 12:30
Top Channel/ Pranvera i lë vendin dimrit, reshje dëbore në veri e jug, probleme në rrugë dhe…
27/03 12:23
Top Channel/ Bordi monitoron “shportën”, qeveria në fokus produktet bazë të konsumit
27/03 12:10
Top News – Efektet zinxhir në treg. Pas naftës, shtrenjtohet edhe vaji dhe detergjentët
27/03 12:10
Top News – Shporta e ushqimeve. Qeveria monitoron: Por çmimet i vendos tregu
27/03 12:03
Top News – Bujqësia e industria në rënie të lirë/Administrata dhe ndërtimi mbajnë ekonominë në këmbë
27/03 11:55
Top Channel/ Rritja e çmimit të karburanteve, Ibrahimaj:Po përgatisim edhe një akt për ndërhyrje në…
27/03 11:46
Top Channel/ Vodhi 3 varëse floriri dhe kanosi pronarin, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan
27/03 11:40
Top Channel/ Korrupsioni në Shqipëri perceptim? Ja si përgjigjet ministrja Ibrahimaj
27/03 11:20
Top Channel/ Çmimet e shportës, Ibrahimaj: Po verifikojmë tregun, shtresat në nevojë janë…
27/03 11:19
Top Channel/ Zbardhet Qafa e Llogarasë, reshje dëbore me intensitet të ulët deri në mesatar
27/03 10:52
Top Channel/ IKMT ‘zbarkon’ në Vlorë, nis shembja e një restoranti
27/03 10:38
Top News – Eurodeputet dhe i dënuar. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belerit për pafajësi
27/03 10:32
Top News- 650 euro për çdo emigrant/ Pranga 27 vjeçarit në Shkodër, i ndihmonte për kalim kufiri
27/03 10:19
Top News – 1 vit nga vrasja e Ilaria Sulas/ Familja kërkon drejtësi – Jetojmë me dhimbje çdo ditë
27/03 10:18
Top News – Pranverë e dëborë. Ulja e temperaturave rikthen dimrin në zonat malore
27/03 10:11
Top Channel/ Reshje dëbore edhe në veri të vendit, borëpastrueset ndërhyjnë në aksin Bogë-Theth
27/03 10:03
Top Channel/ Rikthehen reshjet e dëborës në Bulqizë, ulen ndjeshëm temperaturat
27/03 09:24
Top Channel/ Reshje dëbore në qarkun e Dibrës, moti i keq përfshinë edhe disa fshatra në Peshkopi
27/03 09:23
Top Channel/ Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit, akset pa problematika
27/03 09:22