Top News/ S’ka zgjidhje ushtarake për Rusinë e Ukrainën / Kryeministri sllovak: Bisedime me Moskën
27/02/2024 13:10

Kryeministri sllovak, Robert Fico, paralajmëroi kundër një "përshkallëzimi të rrezikshëm të tensioneve" me Rusinë. Sfondi i kësaj deklarate lidhet me Konferencën e Mbështetësve të Ukrainës në Paris, agjenda e së cilës "të bën të dridhesh deri në palcë nga frika", u tha gazetarëve në Bratislavë kreu i qeverisë nacionaliste të majtë. Pas sinjaleve të pasigurisë lidhur me luftën në Ukrainë, që u shfaqën në Konferencën e Sigurisë së Mynihut dy javë më parë, presidenti francez ftoi në Paris krerë e shteteve dhe të qeverive të BE-së për një konferencën solidariteti me Ukrainën. Macron mendon se Perëndimi duhet t'i japë Rusisë një sinjal të qartë se dëshiron ta zmbrapsë agresionin rus dhe se në asnjë rrethanë nuk do ta lejojë Ukrainën të dështojë ose të dorëzohet. Kryeministri sllovak, Robert Fico, tha se vende të caktuara, të cilat ai nuk donte t'i përmendte me emër, me sa duket janë të gatshme të dërgojnë ushtarët e tyre direkt në Ukrainë. Sipas kryeministrit sllovak një gjë e tillë nuk do ta bindte Rusinë të dorëzohej, por përkundrazi do të rriste sigurisht rrezikun e zgjerimit të konfliktit. Ndryshe nga vendet më larg zonës së luftës, Sllovakia, e cila kufizohet drejtpërdrejt me Ukrainën, ndoshta mund të kërcënohet drejtpërdrejt, paralajmëroi Fico. Prandaj, dërgimi i ushtarëve të saj në shtetin fqinj as nuk shtrohet fare për diskutim për qeverinë e tij. Fico kujtoi se Sllovakia nuk ka më mbrojtje ajrore, sepse si sistemin raketor të mbrojtjes ajrore S-300 ashtu edhe avionët e saj luftarakë MiG-29 ia ka dhënë Ukrainës. Është e padiskutueshme se sulmi rus ndaj Ukrainës ishte një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar. Por strategjia e mëparshme ushtarake e Perëndimit nuk ka sjellë çlirimin e territoreve të pushtuara. Nuk ka "zgjidhje ushtarake” për konfliktin. Në vend të kësaj, një grup shtetesh të BE-së duhet të përpiqen të fillojnë bisedimet me Rusinë. Kjo është mënyra e vetme për ta shpëtuar Ukrainën nga më shumë shkatërrime dhe vdekje dhe për të parandaluar përhapjen e luftës, tha Fico.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58