Kërkesa e shtatë deputetëve të Partisë Demokratike për zgjatjen e afatit të komisionit hetimor të sterilizimit dhe check up u rrëzua nga konfereca e kryetarëve. Në takimin me dyer të mbyllura të kryesuar nga kryetarja e kuvendit, Elisa Spiropali, mësohet se demokratët parashtuan kërkesën me argumentin se koha në dispozicion është e pamjaftueshme për të ezauruar listën e dëshmitarëve. Gjithashtu opozita u shpreh se ekspertët nuk e kanë kohën e mjaftueshme për të mbledhur të gjitha procesverbalet, të dhënat dhe dëshmitë e dhëna para deputetëve të komisionit hetimor. Duhet të bëhet kryeqëzimi i të dhënave që më pas të dalin në një raport përfundimtare.