Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar, ashtu siç pretendon kryetari i këtij institucioni, Dimal Basha, apo Lëvizja Vetëvendosje. Ky është vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që thotë se konstituimi i Kuvendit konsiderohet i përfunduar në momentin që janë të zgjedhur të gjithë nënkryetarët e tij.