Për herë të dhjetë ka dështuar seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës. Edhe njëherë forcat politike nuk gjetën konsensusin për formimin e komisionit për votimi ne fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës. Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe refuzuan që të propozojnë përfaqëuesit e tyre për mbarëvajtjen e votimit të fshehtë. Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla akuzoi partitë e tjera për bllokim të procesit. Ndërsa kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se është jokushtetuese mënyra se si vetëvendosje po tenton që të zgjedh kryeparlamentarin e ri.