Ka dështuar sërish, për herë të tridhjetë, konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja. Edhe këtë të mërkurë deputetët mblodhën shkurtimisht dhe nuk gjetën zgjidhje për zhbllokimin e ngërçit. Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj tha se tashmë deputetët kanë të drejtë që ta bojkotojnë Kuvendin.